21 janari/ Qeveria iu jep 103 mijë euro shpërblim familjarëve
21 janari padyshim është një nga protestat më të dhunshme që ka ndodhur që pas rëndies së sistemit dhe kjo për shkak se 4 persona mbetën në vdekur në atë bulevard.
Megjithatë sot edhe pse dhimbja për humbjen e familjarëve nuk mund të dëmshpërblehet, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka dhënë një dritë jeshile për marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe familjarëve të viktimave për shpërblim.
Shpërblimi më i madh do të përfitohet nga bashkëshortja dhe i biri i Faik Myrtajt, të cilët do të marrin nga 39 mijë euro secili, Ilmi Deda, vëllai i Hekuran Dedës, që do të marrë 15 mijë euro, bashkëshortja e Ziver Veizit, e cila do të marrë 10 mijë euro, si dhe Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, do të ketë një pjesë dëmshpërblimi.
Kjo ka qenë një marrëveshje që është nënshkruar në korrik të 2018-ës nga të gjitha palët dhe Avokatura e Shtetit e ka paraqitur atë pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Marrëveshja që në total shkon 103 mijë euro, detyron shtetin shqiptar t’i kryejë shpërblimet brenda 3 muajve.
- Rinaldo Myrtaj, EUR 39,000
- Mamude Myrtaj, EUR 39,000
- Ilmi Deda, EUR 15,600
- Alma Rredhi, EUR 10, 000