Skip to content
Të Gjitha

176 viktima nga aeroplani ukrainas që u rrëzua në Iran, ky i fundit  fsheh kutitë e zeza

· 2 min lexim

Aeroplani ukrainas ‘Avioni Boeing 737’ u rrëzua në Iran disa orë pasi ky i fundit goditi me raketa bazat që strehojnë forcat e SHBA në Irak.

Raportohet se 176 njerëz kanë humbur jetën.

Kompania pronare, Ukraine International Airlines, tha se aeroplanit i ishte bërë shërbim teknik vetëm dy ditë më parë.

Në mbetjet në vendngjarje, përfshihen këpucë dhe rroba, të shpërndara në një fushë në jug-perëndim të kryeqytetit iranian.

Punëtorët e kërkimit të pajisur me maska kishin vendosur në tokë me dhjetëra qese të zeza plastike, ku gjendeshin trupat e viktimave.

Midis viktimave ishin 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, tre gjermanë dhe tre britanikë.

Shumë pasagjerë ishin nën 35 vjeç.

Ky është incidenti i parë fatal i kompanisë Ukraine International Airlines, me qendër në Kiev. Kompania tha se po bën gjithçka të mundur për të përcaktuar shkakun.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për bashkëpunim të plotë me çdo hetim në lidhje me shkakun e rrëzimit dhe janë të gatshme t’i ofrojnë Ukrainës të gjithë ndihmën e mundshme.

Sipas rregullave ndërkombëtare, përgjegjësia për hetimin e rrëzimit bie mbi Iranin dhe televizioni shtetëror iranian tha se të dyja kutitë e zeza të avionit janë gjetur.

Mediat raportojnë se kreu i organizatës së aviacionit civil të Iranit, sipas të cilit nuk është e qartë se në cilin vend do t’i dërgonte Irani kutitë e zeza për të analizuar të dhënat, por nuk do t’ia jepte ato kompanisë Boeing.

Përpara rrëzimit, Irani kishte hedhur raketa në bazat që strehonin forcat e SHBA në Irak në shenjë hakmarrjeje për sulmin amerikan me dron javën e kaluar që vrau një komandant ushtarak iranian.

Disa kompani ajrore anuluan fluturimet në Iran dhe Irak.

Ekspertët e sigurisë thonë se aksidentet me avionë rrallë kanë një shkak të vetëm dhe se zakonisht duhen muaj të tërë hetimesh për të kuptuar të gjithë faktorët që fshihen pas tyre.