Skip to content
Të Gjitha

Vuante nga depresioni, ja si u gjet 6 ditë pas zhdukjes ish-gazetari i TV Klan

· 1 min lexim

Gjendet ish-gazetari i cili kishte humbur kontaktet me familjen dhe ishte shpallur i zhdukur që prej datës 28 mars.

30-vjeçari Lazion Cini mësohet se ka mundur të lidhet me familjen dhe ishin këta të fundit që njoftuan gjetjen e të riut.

Familjarët mësohet se kanë njoftuar emisionin “Pa gjurmë” se, Lazioni ndodhet me ta dhe se pas një aksidenti kishte përfunduar në spital, që nga dita që 30-vjeçari kishte humbur kontaktet.

Sipas deklaratës së tyre ishin bluzat e bardha që bënë identifikimin e të riut, pasi panë rastin e zhdukjes së tij në emision, mbrëmjen e së martës.

Lazion Cini mësohet se prej një viti kurohej nga depresioni. Ai ka punuar në vitin 2010 në televizionin TV Klan si gazetar i lajmeve sociale.