15-vjeçarja rrezikonte jetën, Rama jep lajmin se do kurohet në një spital publik në Turqi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pak minuta më parë një lajm në lidhje me 15-vjeçaren Elona Kuburja.

Kjo e fundit vuan nga një sëmundje e rëndë. E reja nga Fushë-Kruja është në limitet e jetës, por kryeministri Rama ka njoftuar se Elona do të kurohet në një spital publik në Turqi. Të gjitha shpenzimet do të paguhen të gjitha nga qeveria shqiptare.

“Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë.

Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të. Uroj megjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë”, shkruan Rama.

Familja e Elonës bëri apel për ndihmë në media, ku ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve. Elona ka lindur me një sëmundje të rrallë, ku në të gjithë botën janë raportuar vetëm 25o raste.

Familja e saj nuk kishte mundësi ekonomike për të bërë të mundur kurimin jashtë vendit, ndaj edhe bënë apel në media. Ata arritën të mblidhnin vetëm 15 mijë euro, por kjo shumë ishte e pamjaftueshme. Prej një javë, Elona ishte e shtruar në QSUT, por tashmë Elona do të kurohet në një spital publik në Turqi.

Familja e Elona Kubures bëri apel që shqiptarët dhe shteti t’i ndihmonin pasi shpenzimet për kurimin shkonin në të paktën 30 mijë euro, që për ta ishin të papërballueshme.

Vajza nga Fushë-Kruja është diagnostikuar me një sëmundje tepër të rrallë dhe të rëndë, që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë.

Shpërndaje
Share.

Komento