Skip to content
Bota

15 ditë lufte në Ukrainë, Zelensky: Rusia beson gënjeshtrat e saj

· 2 min lexim

Ukraina ndodhet në ditën e saj të 15-të luftës në mbrojtje të vendit të tyre nga Rusia.

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksy u shpreh se janë të vendosur në mbrojtje të shtetit, duke theksuar se ushtria ukrainase ka bërë të mundur zmbrapsjen e forcave ruse në zonat kryesore në Ukrainë.

“Falë ushtrisë tonë, falë Gardës Kombëtare, rojeve  kufitare, policisë dhe të gjithë atyre që i janë bashkuar mbrojtjes së vendit , ne nuk u bëmë kurrë skllevër dhe këtë nuk do ta bëjmë kurrë, sepse ky është shpirti ynë , ky është fati ynë”, ka thënë Zelensky.

Sa i përket deklaratës së Lavrov se spitali i Mariupol nuk kishte gra dhe se ishte kthyer në një bazë për forcat ukrainase, Zelensky tha se kjo është ajo që Rusia di të bëjë më mirë të besojë gënjeshtrat e saj.

Kujtojmë që forcat ruse nuk po avancojnë në përparimin e tyre, përsëri sulmet ndaj civilëve mbeten prezente.

Mbrëmjen e djeshme rusët bombarduan një maternitet në Mariupol, ku raportohet se deri më tani janë plagosur të paktën 12 persona. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy e konsideroi një gjenocid. Një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkiv u qëllua me granatë gjatë natës nga forcat ruse duke shkaktuar të paktën 4 viktima, nga të cilët 2 prej tyre ishin fëmijë.  Sulmi thuhet se ka ndodhur në fshatin Slobozhanske, në juglindje të Ukrainës.  SES shtoi se një vajzë pesëvjeçare e plagosur është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.