Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga vdekja e mbi 1000 njerëzve për shkak të koronavirusit. Kjo shifra më e lartë e regjistruar brenda 24 orëve që nga 9 qershori. Ndërkohë, rastet e reja të infektimit ishin 68 524.
Situata ka alarmuar presidentin Donald Trump, i cili ka kërkuar nga amerikanët që të vendosin maskën. Në fillim Trump ishte hezitues sa i përket mbajtjes së maskës, po rritja e numrave të infeksionit e ka detyruar të ndryshojë qëndrim.
”Mbani maskë, ju pëlqen apo jo. Ajo ju mbron”, deklaroi Presidenti nga Shtëpia e Bardhë.
Trump apeloi gjithashtu që të rinjtë të shmangin baret dhe vendet e populluara, ndërsa theksoi se SHBA është duke punuar për zbulimin e vaksinën, pasi “nuk duam ta menaxhojmë virusin, por t’i japim fund atij.”