Skip to content
Politikë

100 mln euro për Becchetin/ Bardhi: Rama duhet të japë llogari

· 1 min lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar zhvillimin e një interpelance me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, lidhur me pagesën që sipas tij shteti shqiptar do t’i paguajë Francesco Becchetit.

Bardhi e akuzoi Ramën për përdorimin e hetimeve për “Xibrakën” si kusht për të mos u paraqitur në Kuvend dhe kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, që të ftojë kryeministrin të japë llogari për këtë çështje.

Ai shtoi se pagesa prej 130 milionë eurosh, e lidhur me vendimin e arbitrazhit për Agon Channel, është një çështje që kërkon transparencë, dhe Rama duhet të japë përgjigje përpara Kuvendit, siç e kërkon Kushtetuta.