Skip to content
Kryesore

1 në 10 persona vuajnë nga sëmundjet e veshkave në Shqipëri

· 1 min lexim

Në Shqipëri, 1 në 10 persona vuajnë nga sëmundjet e veshkave, por kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, pasi shumë individë nuk janë të vetëdijshëm për dëmtimin e veshkave të tyre.

Mjekja nefrologe, Albana Gjyzari, shpjegon se veshkat mund të dëmtohen edhe për shkak të diagnozave të tjera që mund të ketë një pacient.

“10 % e popullatës është e prekur dhe kjo lidhet edhe sepse është rritet incidenca e pacientëve me hipertension dhe diabet melitus”-shprehet Albana Gjyzari, mjeke nefrologe.

A mund të shkaktojnë hipertensioni dhe diabeti dëmtime të veshkave?

“Jo domosdoshmërisht duhet patjetër të mbaje në kontrolle veshkat në mënyre që të parandalojë”.

Ashtu sikundër edhe hipertensioni veshkat nuk e pëlqejnë kripën .Mjeket nefrokoge këshillojnë vetëm 3 gram në ditë.

Por ndërkohë shpesh rekomandohet konsumi i ujit deri në dy litra në ditë.Por a vlen kjo për të gjithë ?

“Kjo vlen kur pacienti ka veshka të shëndetshme. Ndaj çdo këshillë është individuale dhe me rekomandim nga mjeku”.