Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

1.7 milionë euro për ujësjellësin e Vranishtit, por fshati ende pa ujë

22:38 31/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në vitet 2021 dhe 2022, Bashkia e Himarës realizoi një investim për furnizimin 24 orë me ujë të fshatit Vranisht. Projekti përfshinte ndërtimin e një ujësjellësi të ri, vendosjen e tubacioneve, rrjetin shpërndarës dhe ndërhyrje në burimin ekzistues të ujit. Por, tre vite pas përfundimit, banorët ankohen se uji u vjen me pikatore.

Ekipi i emisionit “Fiks Fare” udhëtoi në Vranisht, me ftesë të banorëve. Në krye të fshatit, pranë depozitave të ujit, banorët rrëfyen se prej kohësh përballen me mungesë të theksuar të furnizimit me ujë. Ata thanë se ujësjellësi i ndërtuar me një kosto prej 1.7 milionë eurosh, bashkë me projektimin dhe mbikëqyrjen, ka dështuar të plotësojë nevojat e tyre.

“Ujësjellësi përfundoi në verën e vitit 2022, por sot kemi ujë vetëm 2 deri në 3 orë në ditë. Disa lagje nuk kanë as aq,” shprehen banorët, të cilët theksojnë se ish-kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dhe kreu i Njësisë Administrative Horë-Vranisht u kishin premtuar ujë 24 orë.

Një grua deklaron: “Ku të vemi ne, ku ti çojmë fëmijët që na vijnë për t’u larë. S’kemi ujë, me pikatore. E hapin dhe e mbyllin kur të duan.” Sipas tyre, depozita aktuale është shumë herë më e vogël se ajo e mëparshmja dhe kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin me ujë.

Nga dokumentet e tenderit të siguruara nga “Fiks Fare”, rezulton se kontrata për ndërtimin e ujësjellësit u zhvillua në vitin 2021 me një vlerë prej 162 milionë lekësh. Fitues u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë “Karl Gega Konstruksion” dhe “Mane\2” shpk.

Gazetarët së bashku me disa banorë inspektuan vendburimin e Vranishtit dhe konstatuan se uji është i pranishëm në burim dhe shpërndahet përmes tre tubave, dy për linjën e re dhe një për atë të vjetrën. Sipas banorëve, investimi i ri është më i keq se ai i mëparshmi.

Në një nga shtëpitë e vizituara, u tregua se uji vjen në sasi shumë të vogël dhe vetëm në orare të caktuara. “Na premtuan ujë 24 orë, por vjen vetëm teprica,” deklaroi banori, duke shtuar se shpesh nuk vjen asnjë pikë.

“Fiksi” takoi edhe administratorin e Njësisë Horë-Vranisht, i cili pranoi se bashkë me ish-kryetarin Goro u kishte premtuar banorëve furnizim të pandërprerë me ujë. Ai tha se deri më tani nuk janë vendosur matësat dhe se ujësjellësi ende nuk është marrë në dorëzim nga Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Vlorë.

Ai shtoi se janë zhvilluar takime për dorëzimin e rrjetit dhe se vendosja e sahateve do ndihmojë në evitimin e abuzimeve dhe garantimin e ujit 24 orë. Administratori pranoi gjithashtu problematikën me kapacitetin e vogël të depozitës, ndërsa shtoi se vitin e kaluar zona u vizitua nga drejtori i AKUK-ut me qëllim funksionalizimin e sistemit.

Banorët e Vranishtit vijojnë të kërkojnë zgjidhje, ndërsa për momentin jetojnë me mungesë elementare të një prej nevojave më bazike: ujit!

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023

Horoskopi: 1 gusht 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.