Skip to content
Bota

1.2 ton kokainë nga Karaibet! Ja kush janë shqiptarët që ishin pjesë e grupit kriminal. Koka e bandës shqiptari me të kaluar të rrezikshme

· 2 min lexim

Një organizatë kriminale që transportonte sistematikisht kokainë nga Karaibet në Europë dhe Afrikën e Veriut është shpërbërë ditën e djeshme.

Operacioni është menaxhuar nga Drejtoria e Sigurisë së Atikës në Greqi.

Gjatë operacionit është sekuestruar një sasi rekord kokaine, rreth 1.2 ton, e nisur nga Amerika e Jugut.

Kokaina e sekuestruar

Sipas mediave greke, hetimet për këtë dosje kanë zgjatur 6-muaj dhe janë kryer në bashkëpunim me zyrën e DEA-s të Ambasadës së SHBA në Athinë dhe autoritetet e Policisë shqiptare dhe spanjolle.

6 nga të arrestuarit janë shtetas shqiptarë: Sandër Pemaj e Maksim Preçi, kushërinj, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj dhe Lek Doda.

Sandër Pemaj, që dyshohet nga policia greke si kreu i bandës, është një person me një të kaluar të theksuar kriminale prej vitesh në shtetin fqinj, i arrestuar vetëm dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës, që trafikonin heroinë midis Shqipërisë-Greqisë e Turqisë.

Të gjithë janë arrestuar në të kaluarën për çështje droge, sulme të armatosura të Policisë, grabitje të armatosur, falsifikime dhe vepra të tjera penale.

Ndërkohë bëhet me dije se 9 persona të tjerë janë në kërkim.

Hetimet e deritanishme tregojnë se organizata kriminale ka mbledhur të ardhura të paligjshme me një vlerë që e kalon shumën e 50 milionë eurove.