- Reklamë -spot_img
25.5 C
Tirana
Faqja kryesoreSportBotaVarianti “Delta Plus”, ekspertët: Ja ndryshimi me “Delta” i zakonshmëm

Varianti “Delta Plus”, ekspertët: Ja ndryshimi me “Delta” i zakonshmëm

- Reklamë -spot_img

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar janë shprehur  se tani një formë e re e koronavirusit, që disa e quajnë “Delta Plus”, mund të përhapet më lehtë se sa mutacioni Delta i zakonshëm.

Sipas BBC, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) e ka zhvendosur atë në kategorinë si “variant nën hetim”, për të pasqyruar këtë rrezik të mundshëm.

Nuk ka ende asnjë provë që varianti mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë.

Kështu që shkencëtarët janë të bindur se vaksinat ekzistues funksionojnë ende mirë për të mbrojtur njerëzit.

Edhe pse Delta e rregullt ende përbën shumicën e infeksioneve me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, rastet e “Delta Plus” ose AY.4.2 rastet si duket janë duke u rritur.

AY.4.2 është një nga 45 nën-variantet e virusit Delta të regjistruar në të gjithë botën të identifikuar nga shkencëtarët në korrik dhe ka dy mutacione karakteristike, Y145H dhe A222V, në proteinën me të cilën virusi infekton qelizat njerëzore, dhe deri më tani nuk ka asnjë indikacion se këto ndryshime dukshëm e rrisin bartjen e infeksionit, por kjo është duke u studiuar nga ekspertët.

Të dhënat e fundit zyrtare sugjerojnë se 6 për qind e rasteve me Covid janë të këtij varianti.

Varianti Delta përhapet më lehtë sesa variantet e tjera të virusit korona edhe ndër personat e vaksinuar kundër Covid-19. Prandaj ekspertët rekomandojë edhe më tej mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj