- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetTë dhënat zyrtare: Banesat e shqiptarëve më të voglat në Evropë

Të dhënat zyrtare: Banesat e shqiptarëve më të voglat në Evropë

- Reklamë -spot_img

Banesat shqiptare ashtu siç çdo vend tjetër kanë karakteristikat e tyre të veçanta, ku mesa duket një ndër to është edhe madhësia e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT thuhet se më shumë se 50% e banorëve kanë një banesë e cila ka një sipërfaqe që varion nga 50m2 në 90 m2 ose  mesatarisht dy dhoma. Por pavarësisht sipërfaqes së vogël  90.2 % e familjeve në vendin tonë sipas Institutit të Statistikave janë pronarë të banesës ku jetojnë duke u renditur të parët në Europë ndërsa  vetëm 5% jetojnë me qera.

Qytetarët shqiptarë jetojnë në banesa me sipërfaqe minimale, shkruan ABC Neës

Ndërkohë që në Ballkan sipas të dhënave pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut dhe Serbia.  Theksojmë si Përqindja më e lartë e familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave varion nga 51-90 m2 është  regjistruar në qarkun Gjirokastër  me rreth 74% të banorëve. Ndërkohë në  qarkun e Tiranës është regjistruar përqindja më e lartë e familjeve që jetojnë në banesa me sipërfaqet më të mëdha të banesave nga  91 – 130m2.  Ndërkohë nga  për qarkun e Vlorës, vihet re një rënie prej 6,8 pikë përqindje e familjeve të cilat jetojnë në banesa me sipërfaqe me më pak se 50m.

Çmimi i shitjes së banesave në Shqipëri po njeh rritje të konsiderueshme nga vit në vit. Por pavarësisht kësaj ekspertët imobiliarë shprehen se ka kërkesë të lartë për blerje banesash. Në kryeqytet çmimet për m2 kanë arritur deri në 3500 euro në qendër dhe pritshmërit janë për një shtrenjtim të mëtejshëm të hyrjeve  që ndërtohen  së fundmi.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj