- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreShowbiz“Rri vetëm te strofulla e Donaldit”, banorët e “Big Brother” kanë kritika...

“Rri vetëm te strofulla e Donaldit”, banorët e “Big Brother” kanë kritika për sjelljen e Semit

- Reklamë -spot_img

Raporti i Donaldit me Semin ka tërhequr vëmendjen e publikut, por edhe të banorëve, të cilët së fundmi kanë komentuar këtë afrimitet mes tyre.

Iliri, Fifi, Arditi dhe Paloma në dhomën e dënimeve kanë komentuar sërish sjelljen e Donaldit, por nuk kanë lënë pas as atë të Semit në lidhje me aktorin e humorit. Sipas banorëve, marrëdhënia me Donaldin do ta penalizojë Semin. Ato thonë se këngëtarja është gjithë kohës pas Donaldit dhe është e përqendruar vetëm te ai.

Pjesë nga biseda: 

Paloma: Semi deri diku rri aty, mbyllet në atë strofullën e vet me Donaldin edhe s’…

Arditi: Ka për ta penalizuar Semin kjo marrëdhënia me Donaldin, shumë. Ka për të penalizuar se është shumë e përqendruar vetëm te Donaldi.

Paloma: Vetëm Donaldi, rri aty te strofulla e Donaldit, ku është Donaldi, mbrapa Donaldit…

 

Kujtojmë se në një bisedë të zhvilluar më herët, Semi u ka bërë të qartë se me Donaldin kanë raport shoqëror që nga jashtë.

Po ashtu, në pyetjet që Paloma i ka drejtuar Donaldit, Semi “ka nxjerrë thonjtë” dhe i është kundërpërgjigjur konkurrentes duke mbrojtur shoqen e saj të ngushtë.

Pjesë nga biseda:

Paloma: Familja jote e ka problem që ti të qëndrosh me një femër të martuar?

Donaldi: Të martuar?

Semi: S’ka qenë e martuar.

Paloma: Me fëmi?

Donaldi: Jo, asnjëherë. Ata duan që unë të jem i lumtur. Dhe kur unë jam i lumtur, janë edhe ata.

Semi: Ai ka ndejt 3 vjet me atë, si mund ta kishte për ters?

Paloma: Arsyeja e ndarjes së asaj vajzës (Borës) nga partneri që kishte…

Donaldi: Isha unë?…

Semi: Ohoo jo.

Donaldi: Jo, nuk isha unë.

Semi: Jo moj shoqe, ti se dike historinë fare, mos flit kot. Ajo është ndarë vite përpara.

Paloma: He mi se s’ka 100 vjet që është ndarë se….

Semi: Ka, ka.

Semi: E ka çunin në klasë të parë ajo oj shoqe!

Monika: Unë për shembull mendova se ju të dy jeni njohur që nga jashtë dhe do të përjetojnë dashuri, thashë unë.

Semi: Po jo mi, ne dukeshim që s’ishim ashtu…Dukeshim po them…dukemi që s’jemi ashtu. Unë e kam kiminë me këtë robin, por e kam që nga jashtë, shoqëri, tjetër lidhje.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj