- Reklamë -spot_img
7.5 C
Tirana
Faqja kryesoreShowbizDetajet e gjestit human të Hysenit/ A mos vallë i dhuroi Nikut...

Detajet e gjestit human të Hysenit/ A mos vallë i dhuroi Nikut makinën e Alvisës?

- Reklamë -spot_img

Gjesti human i Hysenit i surprizoi të gjithë në “Për’puthen” teksa i dhuroi njërën prej makinave të tij, Nikut.

Kjo dhuratë erdhi pasi ai dëgjoi historinë e trishtë të jetës së tij, që për shkak të një aksidenti ka humbur njërën këmbë.

Ndërkohë, rrjeti po zien nga thashethemet se në fakt kjo makinë dikur ishte e Alvisës.

Në “TikTok” po qarkullojnë disa imazhe ku shihet se makinën e kuqe me të njëjtën targë e ka përdorur më herët Alvisa në kohën kur ishin çift, madje ka realizuar dhe një reklamë me të.

Videoja shtoi dyshimet e ndjekësve se dyshja janë akoma bashkë, një gjë e tillë po përflitet në masë të gjërë nga publiku.

Ndërkohë, konkurrenti tha në “Prime” se ky gjest i ka ardhur natyrshëm pasi ka dëgjuar historinë e trishtë të Nikut.

Kujtojmë se Hysen Ramaj bëri bujë të madhe pasi u prezantua si ishi i Alvisës, njërës prej konkurrenteve.

Që nga hyrja e tij ka pasur shumë aludime në publik, disa besojnë se është lojë, disa mendojnë se janë bashkë, e të tjerë thonë se gjithçka bëhet për audiencë.

Po ashtu, dhe Ada, e cila kishte para disa ditësh takimin me Hysenin u shpreh tepër skeptike rreth marrëdhënies së Alvisës me të duke nxitur më shumë dyshimet se çifti nuk janë ndarë asnjëherë./Iconstyle.al

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj