Skip to content
Bota

Zyrtarizimi i kryeministres së re, Mbretëresha Elizabeth bën xhestin fisnik ndaj Truss

· 2 min lexim

Këtë të marëtë pasi ish Kryeministri i Britanisë Boris Johnson dorëzoi mandatin e tij duke ia dorëzuar stafetën Liz Truss, Mbretëresha Elizabeth II emëroi këtë të fundit si kryeministre të Britanisë.

Truss u shpall fituese në Partinë Konservatore me një diferencë të konsiderueshme votash, duke marrë postin e kryetares së kësaj partie dhe duke u bërë kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.

“Mbretëresha priti sot në audiencë të nderuarën Truss dhe i kërkoi asaj që të formonte administratën e re”, tha Pallati Buckingham në një deklaratë.

Sipas pallatit mbretëror, Truss pranoi ofertën e Mbretëreshës dhe “i puthi duart pas emërimit si kryeministre”.

Truss zëvendëson Boris Johnson, i cili u detyrua të largohej pasi partia e tij humbi besimin tek ai pasi kalo 3 vite të mbushura me polemika dhe problematika.

Johnson dhe Truss udhëtuan sot për në Skoci për të takuar Mbretëreshën Elizabeth II, ku Johnson zyrtarisht dorëzoi dorëheqjen dhe Truss u ftua që ta formojë Qeverinë.

Kryeministrja e re në detyrë do të përballet me një listë të gjatë problemesh në të cilat ndodhet vendi aktualisht, duke filluar që nga inflacioni  që arrin në numër dyshifrorë, kostoja e energjisë është rritur dhe Banka e Anglisë paralajmëron për një recesion të gjatë deri në fund të këtij viti.

Takimet e Mbretëreshës me kryeministrat tradicionalisht mbahen në Pallatin Bakingam në Londër. Por, monarkistja 96-vjeçare së fundmi është përballur me probleme shëndetësore dhe e zhvilloi këtë takim në Skoci, ku zakonisht kalon pushimet e verës.