Skip to content
Të Gjitha

Zyrtare, vendoset data për zgjedhjet në FSHF (Dokumenti)

· 2 min lexim

Gara për “ekipin” që do të drejtoj futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme është futur në pjesën e “nxehtë”,  është periudhë fushate.

Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur së fundmi edhe datën zyrtare kur do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore, shkruan Ballkan Web.

Më 2 mars, në ambient e FSHF-ës, do të mbahen zgjedhjet për presidentin e ri të FSHF-ës dhe për anëtaret e ri të Komitetit Ekzekutiv. Në garën për president pritet të jenë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.

Kujtojmë se në vitin 2018 Armand Duka u rizgjedh në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për një mandat tjetër katërvjeçar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga votimi në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së mbajtur në Durrës, në raundin e dytë Duka ka siguruar 38 vota të delegatëve, duke fituar mandatin e pestë si president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kandidati tjetër, ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti Bashkim Fino morën 24 vota, ndërsa kandidati Shpëtim Hala asnjë votë që në raundin e parë.

Në raundin e parë të votimit, asnjë nga kandidatët nuk siguroi votat e mjaftueshme, ndërsa fituesi u caktua në raundin e dytë. Nga votimi tre vota ishin të pavlefshme.

Pjesë e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së ishin edhe përfaqësues të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).