Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zvicra heq Kosovën nga lista e vendeve me rrezik koronavirusin, ja kur fillon zbatimi i këtij ligji

18:34 25/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Nga data 28 shtator, Zvicra do të heqë Kosovën nga lista e shteteve ku njerëzit duhet të futen në karantinë pasi të kthehen në vendin rezident.

Ky lajm është bërë i ditur nga Zyra Federale e Shëndetit Publik e cila ka përditësuar listën e vendeve me rrezik për koronavirusin ku disa prej vendeve si Britania e Madhe, Portugalia dhe Belgjika janë përfshirë në këtë listë ndërsa Kosova dhe San Marino është hequr.

Me ndryshimet e reja karantina është e detyrueshme për 59 shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve nga 51 që ishin në 11 shtator.  Lista e re do të hyjë në fuqi të hënën, 28 shtator. Kushdo që hyn nga një prej vendeve të rrezikut duhet të jetë në karantinë për dhjetë ditë.

Lista

Përveç Portugalisë, Belgjikës dhe Britanisë së Madhe, Zyra Federale tani ka shtuar në listë Danimarkën, Irlandën, Islandën, Slloveninë, Hungarinë dhe Marokun. Nga vendet në Lindjen e Mesme, Omani përsëri konsiderohet një vend me rrezik. Lista përfshin gjithashtu zonat e Bretanjës në Francë, Ligurisë në Itali dhe shteteve federale të Austrisë së Epërme dhe Austrisë së Poshtme në Austri.

Karantina është aplikuar në Zvicër që nga fillimi i korrikut për njerëzit që vijnë nga një shtet ose një zonë në rrezik. Udhëtarët që kthehen nga këto rajone duhet të paraqiten pranë autoriteteve kantonale brenda dy ditësh. Këto të fundit kontrollojnë që karantina respektohet rastësisht.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Konfiskohen 27 milionë maska të falsifikuara! Operacioni i Europol godet 21 shtete

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English