Zjarri shkrumbon pularinë afër Surrelit, policia jep detajet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një pulari në afërsi të Surrelit është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, nga e cila mësohet se pularia është djegur plotësisht.

Pularia rezulton të jetë në pronësi të shtetasit me inicialet D.T.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Policia është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.

Sipas “Ballkan Web”, nga pularia nuk ka mbetur më asgjë. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në një ambient pularie, në pronësi të shtetasit D. T.

Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale përreth. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento