Reagon Mynyr Koni: Akuzat që ka paraqitur ministrja Shahini janë të pavërteta

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka reaguar  Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, pas pezullimit nga detyra, nga ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Në një intervistë dhënë gazetares Beti Njuma, Koni është shprehur se akuzat e paraqitura nga ministrja janë të pavërteta dhe  gënjeshtra.

“Akuzat që ka paraqitur ministrja Besa Shahini janë të pavërteta. Ministrja duhet të kishte gjetur kohë që të kontaktonte me mua. Qëkur ka ardhur në pushtet, unë e kam takuar një herë, por jo për shqetësime të universitetit. I kam shkruar dhe personalisht në WhatsApp për problemet e universitetit dhe nuk ka reaguar,” -është shprehur ndër të tjera Koni.

I  pyetur nga gazetarja për shkeljet e tij në krye të detyrës, të paraqitura nga Shahini në raportin e Ministrisë së Arsimit, rektori i UT shtoi:

“Është qesharak të thuhet që është 100 e ca faqe raporti. Raporti është vetëm 35 faqe, kurse pjesët e tjera janë objeksionet e rektorit. Nuk është e vërtetë që nuk kam zbatuar detyrimet.

Shkarkimi bëhet në bazë të ligjit kur ka shkelje penale dhe ministrja nuk ka atribute për të vendosur në emër të rektoratit,’ – ka theksaur Koni.

Sipas Mynyr Konit, pezullimi i tij ka ardhur nga një raport i hartuar në kohën kur në krye të MAS ishte ministrja Lindita Nikolla.

Shpërndaje
Share.

Komento