Skip to content
Kryesore

Zjarri në një banesë në Burrel, humb jetën 41-vjeçarja

· 1 min lexim

Një 41-vjeçare ka humbur jetën në Burrel, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga një zjarr.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, rreth orës 10:00.

Si pasojë e flakëve dhe tymit, 41-vjeçarja Fitije Cani është asfiksuar dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.