Skip to content
Kryesore

Zjarri në malin e Skërficës, ndërhyn edhe shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës

· 1 min lexim

Një vatër zjarri është përhapur në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, duke rrezikuar zonat përreth, përfshirë edhe pyllin e mbrojtur të Pikës, në kufi me Bashkinë Gjirokastër.

Një operacion i përbashkët ndërmjet shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës dhe Forcave të Armatosura ka nisur që në orët e para të mëngjesit.

Aksioni filloi në orën 04:20, me angazhimin e 10 zjarrfikësve dhe 15 efektivëve të ushtrisë, të cilët po punojnë me intensitet të lartë për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit dhe për të mbrojtur zonat pyjore përreth.

Aktualisht situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm, ndërsa strukturat përgjegjëse po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të mbrojtur habitatet natyrore të rrezikuara.