Skip to content
Të Gjitha

Zjarr në Korçë, zjarrfikëset nuk mund të ndërhyjnë

· 1 min lexim

Zona e Çardhakut, e gjendur mes Devollit dhe Korçës, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Deri më tani janë djegur disa sipërfaqe me bimësi e shkurre, ndërsa flakët vijojnë të përhapen.

Terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Era e favorizon përhapja e flakëve, ndërsa afër vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa antena.