Skip to content
Kronikë

Zjarr në Bulqizë, shkrumbohet totalisht një godinë banimi, brenda jetonin 4 familje

· 2 min lexim

Mbrëmjen e kaluar, zjarri ka përfshirë një godinë në Bulqizë.

Deri më tani ende nuk dihet se sa banorë ishin brenda në banesë në momentin e rënies së zjarrit dhe nëse ka të lënduar nga flakët. E po ashtu, mbetet e paqartë sesi ka nisur zjarri në godinë, detaje që pritet të zbardhen nga grupi hetimor.

Zjarri ka shkrumbuar plotësisht një godinë banimi në lagjen e vjetër të Bulqizës, duke lënë në “qiell të hapur” 4 familje. Flakët kanë nisur gjatë mbrëmjes së djeshme, por nuk dihen më detaje të tjera lidhur me ngjarjen, ndërsa mungon edhe një njoftim zyrtar nga autoritetet përkatëse.

Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur ta vërë nën kontrolloj zjarrin e madh, i cili dogji gjithçka.

Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, por ende nuk ka një pistë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Kujtojmë se para disa javësh një banesë u përfshi nga zjarri në fshatin Vinjoll të Matit,ku mbeti i lënduar pronari i banesës, M. Z., 80 vjeç.

I moshuari u bdërgua në spitalin e Burrelit për të marrë trajtim mjekësore. Gjithashtu si pasojë e flakëve u djeg dhe  banesa e shtetases Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor u dyshua  se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik