Skip to content
Bota

Zhduket pa lënë gjurmë/ ‘E dashura’ e Presidentit Putin humbet ‘pa nam e nishan’ prej dy vitesh pasi lindi binjakët

· 2 min lexim

Një ish-gjimnaste, e cila përflitej si e dashura e presidentit rus, Vladimir Putin, është zhdukur nga sytë e opinionit publik.

Sipas “Daily Mail”, Alina Kabaeva, një 37-vjeçare e famshme, fituese e medaljes së artë olimpike, nuk është parë që prej vitit 2018.

Në atë kohë thuhej se, ajo ishte shtatzënë me presidentin dhe raportohet se, ka lindur djem binjakë në prill të vitit të shkuar në një klinikë në Moskë.

Por ka shqetësime dhe aludime pasi ajo është zhdukur prej atëherë, shkruan “The Sun”.

Ajo është një nga gjimnastet më të dekoruara në histori. Pasi e la sportin, ajo u bë deputete për partinë e Putinit. Romanca mes të dyve u përfol që në vitin 2008.

Një gazetë atëherë raportoi se, Alina është fejuar me presidentin, por lajmi u përgënjeshtrua dhe gazeta u mbyll.

Po ashtu ka pasur raportime se, ajo ka lindur një fëmijë me Putin në vitin 2015.

Vetë Presidenti Putin, ka qenë i martuar më parë me Lyudmila Shkrebneva, në vitin 1983 dhe kanë dy vajza. Ata konfirmuan divorcin në vitin 2013.

Një burim tha për median britanike se, “nëse Alina ka lindur fëmijët e Putin, ai po e fsheh atë për shkak se është i fiksuar me sigurinë e familjes”.

Alina Kabaeva, a 37-year-old Olympic gold medallist who is the rumoured lover of Vladimir Putin, has not been seen in public since 2018 (pictured together in 2004)

Romance between the athlete and the Russian President was first rumoured in 2008 and it is believed she had her first baby with the ruler in 2015

Russian President Vladimir Putin meets Russian gymnasts Alina Kabayeva (centre) and Svetlana Khorkina ahead of the Olympics in 2004

Alina is one of the most decorated gymnasts in rhythmic gymnastic history, with 2 Olympic medals, 14 World Championship medals, and 25 European Championship medals

Alina Kabaeva

Alina Kabaeva

The glamorous athlete has appeared on the cover of Russian Vogue - pictured here at the Mariinsky Concert Hall in St Petersburg in 2008

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: GazetaReforma.com/