Zhduket 14-vjeçarja në Vlorë, babai me lot në sy: Më ndihmoni ta gjejmë, jam i ç’orientuar nga trutë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

VLORË

Një vajzë e mitur 14 vjece, rezulton e zhdukur prej 3 ditësh në Vlorë.  Babai i saj ka bërë denoncim në polici dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

Miklovan Lico, babai i Ergita Licos, tha për mediat se jetojnë në Vlorë, e se vajza prej 3 ditësh ka ikur nga banesa e nuk kanë informacion se ku mund të jetë aktualisht.

“Unë jam një baba shembullor. Kjo gjë është e rëndë. Unë iu bëj apel të gjithë shqiptarëve që të më ndihmojnë të gjej cupën time. Ka ikur në një moment, kur ne të rriturit nuk ishim në banesë.

Për herë të fundit e kam parë tek ish bar Milano. E ka parë vëllai aty dhe i ka kërkuar të shkojë në shtëpi. Kishte ikur në shtëpi, por ka qëndruar në banesë vetëm 5 minuta e është larguar. Unë me kërkimet e mia, më kanë thënë se e kanë parë në një hotel në Lushnjë, por se ku është për momentin nuk e dimë”, tha ma lot në sy babai i vajzës së mitur të zhdukur tashmë.

Shpërndaje
Share.

Komento