U akuzua për prostitucion/ Vazhdojnë hetimet për Zogun e Tiranës, Hermes Nikaj paraqitet në polici

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

TIRANË

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të shtyjë edhe 3 muaj të tjera hetimet për cështjen e prostitucionit, ku u arrestua ndër të tjera edhe Hermes Nikaj.

Disa ditë më parë, Nikaj është paraqitur në ambjentet e Policisë së Tiranës dhe i është komunikuar se hetimet ndaj tij do të shtyhen edhe për tre muaj të tjera.

Të afërmit e tij deklarojnë se Zogu i Tiranës nuk do të kthehet më në qelitë e burgut, Ata shtojnë se ndaj Hermesit është vënë vetëm masa e “arrestit shtëpiak”.

Hermes Nikaj u arrestua më datë 24 nëntor 2019. Ai u lirua nga qelitë e paraburgimit 3 muaj më parë, në këmbim të një garancie pasurore dhe vijon të jetë në “arrest shtëpie”.

Rrjeti i prostitucionit është zbuluar, pas dëshmisë së dhënë nga një vajzë, e cila ka thënë se shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës dhe se ky i fundit merrte fitimet e tij.

Pjesë e hetimeve dyshohet se është edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë të hetimit është po ashtu në “arrest shtëpie”.

Shpërndaje
Share.

Komento