Skip to content
Politikë

Zgjidhet sekretari në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ja emri që u propozua

· 2 min lexim

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit është mbledhur ditën e sotme për të vijuar me procedurat të cilat nuk janë zbatuar në mbledhjet e mëparshme pasi kujtojmë se deputetët e mazhorancës janë larguar.

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka zgjedhur sekretarin e saj.

Emri i propozuar nga nënkryetari i Komisionit, Tonin Gogu, ishte ai i deputetit socialist, Klevis Xhoxhi. Emër ky që gjeti dhe miratim nga ana e demokratëve.

Tonin Gogu: Ne propozojmë zotin Klevis Xhoxhi.

Enkelejd Alibeaj: Sekretari i takon pjesës së shumicës. E hedh në votim. Të gjithë pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Zoti Klevis Xhoxhi zgjidhet anëtar i Komisionit. Urime zoti Xhoxhi.

 

Më pas, deputetja scialiste Blerina Gjylameti kërkoi që mbledhjet e këtij komisioni të zhvillohen në orën 17:00, duke qenë se më herët mbahen edhe komisionet e tjera parlamentare.

Blerina Gjylameti:
 Duke qenë se jemi në një periudhë ku do të diskutohet buxheti në Kuvend, duhet të kemi parasysh që mbledhjet e komisioneve, ku shqyrtohen projektbuxhetet përfundojnë në orën 15:00, unë propozoj që të mblidhemi në orën 17:00.

 

Enkelejd Alibeaj: Dakord, jemi për orën 17:00. Do të jemi në pritje që të paraqiten të dhënat.

Gjithuashtu u arrit edhe miratimi i rregullores së Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 Prillit e cila ka qenë çështje kryesore që hapte debate dhe ka shkaktuar edhe largimin e deputetëve socialistë nga mbledhja.

Pas shumë diskutimesh, është miratuar rregullorja e Komisionit, e propozuar nga deputeti demokrat Edmond Spaho. Deri më tani, kjo rregullore është pranuar në parim.