Zgjidhet emri i stadiumit të ri kombëtar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Stadiumi i ri kombëtar do të quhet “Air Albania Stadium”.

Kompania ajrore është përzgjedhur si fituese e tenderit 5-vjeçar, për një shumë prej 650 mijë euro në vit

Kjo ishte oferta më e madhe që i është ofruar shoqatës “Qëndra Sportive Kuqezi”, shkruan “Top Channel”.

Në garë ishin edhe tre kompani të tjera, “Bolv Oil”, “Sigal” dhe “Vodafone”.

Firma në marrëveshjen mes “Air Albania” dhe shoqërisë aksionere “Qëndra Kuqezi”, do të hidhet ditën e hënë.

Kjo është një praktikë e njohur në të gjithë botën, ku në Gjermani, 80% e stadiumeve kanë emra komercialë, në Angli 30%, në Itali dhe Francë10% dhe 5% në Spanjë.

“Air Albania Stadium” do të inaugurohet më 17 nëntor në ndeshjen ndaj Francës.

Shpërndaje
Share.

Komento