E rrahën barbarisht/ Flet pronari i lokalit në Pogradec: Më goditën me shkop bejsbolli, kam shpatullën e nxjerrë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Dunicë të Pogradecit.

Erion Çollaku, pronar i një lokali, u dhunua barbarisht nga 8 persona.

Më parë ata kishin konsumuar ushqim dhe pije alkoolike në lokalin e Çollakut.

Ky i fundi ka rrëfyer për “Faxnews”, se e kanë goditur me shkop bejsbolli dhe i kanë thyer xhamat e lokalit.

Ai ka kërkuar nga policia të zbardhë ngjarjen, pasi nuk ka konflikt me asnjë prej të rinjve.

“Isha në lokalin tim rreth ores 22:00 erdhën tre cuna. Porositën ushqim dhe pije. U konfliktuan me njëri tjetrin dhe më pas u larguan. Unë po largohesha në shpi dhe po mbyllja lokalin. Në atë moment vjen një automjet tip xhip dhe me shkop bejsbolli më rrahën brutalisht. Kam goditje në kokë dhe shpatull të nxjerrë. Më thyen xhamat e lokalit. Ishin rreth 8 persona djem të rinj. Kërkoj nga policia të zbardh ngjarjen. Asnje nuk erdhi në vendin e ngjarjes. Unë isha i mbuluar në gjak”, është shprehur Çollaku.

Shpërndaje
Share.

Komento