Skip to content
Rajoni

Zgjerimi i territorit të Greqisë në detin Jon, gazetarja jep sqarimin për vendimin e Mitsotakis:”Athina po zbaton konventat ndërkombëtare”

· 2 min lexim

Deklarata e ditës së sotme e kryeministrit grek Kyrakos Mitsotakis, se Greqia do të sigurojë 12 milje edhe në detin Jon ngjalli shumë reagime te politikanët dhe vetë shqiptarët.

Në lidhje me këtë temë ka folur për News24 edhe gazetarja Ira Londo e cila thotë se parlamenti grek vijon punimet edhe gjatë këtyre ditëve dhe se deklarata e Mitsotakis ka të bëjë me një të drejtë zyrtare që nuk ka nevojë për negociata dypalëshe.

Gazetarja tha gjithashtu  se Athina thjesht po zbaton konventat ndërkombëtare, duke shtuar se zona ku kërkohet zgjerimi është shumë larg Shqipërisë.
“Mitsotakis ka thënë se do të zgjerojë me 12 milje kufirin detar. Deklarata është bërë nga Mitsotakis. Këtë e parashikon konventa ndërkombëtare. Cdo vend e ka të drejtën e shtimit të kufirit detar me disa milje, sipas përcaktimit zyrtar. Zgjerimi me 12 milje është një e drejtë që kalohet me deklaratë apo projekt ligj dhe nuk ka negociata dypalëshe.

Bëhet fjalë për një zonë larg Shqipërisë. Nuk ka arsye për shqetësim nga pala shqiptare. Bëhet fjalë për një zonë mbi 24 milje larg me Shqipërinë. Mitsotakis ka thënë se për këtë gjë ka informuar diplomatët italianë e shqiptarë. Kujtojmë se në këto kohë ka acarrime mes Greqisë dhe Turqisë. Për  të gjitha po flitet në parlamentin grek. Nuk është situatë e paprecedent, por është në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Mitsotakis do japë edhe detajet”, tha gazetarja Londo.

Ndërkohë Mitsotakis bëri  me dije se për këtë është informuar edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias, ndërsa shton se ai do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë.

“Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë.Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojm standardin e ndajres në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje“, u shpreh Mitsotakis.