Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjerimi i BE, kryenegociatori Zef Mazi: Strategjia nuk ka ndryshuar, BE duhet të jetë më e qartë!

21:17 04/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Vetëm pak ditë pasi Portugalia ka marrë presidencën e Bashkimit Evropian, janë zbardhur edhe prioritetet e saj, ku bie në sy se nuk ka referencë për zgjerimin e BE-së, ndonëse shumë vende janë në pragun e negociatave, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kryenegociatori i Shqipërisë, Zef Mazi, shprehet optimist se pavarësisht se zgjerimi nuk përmendet, strategjia e BE nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë dhe kjo sipas tij nuk sjellë asnjë shqetësim për vendin tonë.

Gjithsesi ai i ka kërkuar BE që të tregohet më e qartë me strategjinë e zgjerimin në mënyrë që të mos penalizohen vendet kandidate që janë shumë afër pranimit. “Unë jam optimist, megjithë interpretimet e ndryshme, se strategjia nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë.

Tani për tani mund të shohim përpjekje apo ndonjë pozicionim jo të favorshëm, për t’i shtyrë në kohë disa gjëra, por jo për t’i pezulluar. Jemi vetëm në ditën e katërt të një viti të gjatë, të vështirë, ku operojnë dy presidenca të Këshillit.

Koha, ecuria e punëve do tregojë më shumë e më qartë. Ndonjë mund të fshihet pas këtij listimi prioritetesh, të ketë qenë ose të jetë dakord. Unë nuk besoj që ky është qëndrim inteligjent.

Nëse është kështu, kjo paqartësi nuk mund të mbahet gjatë. BE, Këshilli, Komisioni Evropian dhe shtete anëtare, do duhet të prononcohen qartë nëse ka ndryshuar ose jo strategjia e zgjerimit të BE që është vendosur nga Këshilli zyrtarisht sa e sa vite më parë në mbledhje të nivelit të lart”, deklaroi ai.

Sipas tij, fakti që zgjerimi i BE nuk është vendosur në listë nuk jep sinjale që strategji ka ndryshuar dhe nuk ka pse të ndryshohu kur Shqipëria dhe vende të tjera e kaun bërë gjysmën e rrugës.

“Kjo mospërmendje e zgjerimit të BE-së ndër prioritetet e presidencës portugeze nuk erdhi si surprizë. Analizuar nga afër, teksti i prioriteteve, aq sa mund të deduktohet sot për sot, për presidencën portugeze kanë më shumë rëndësi fqinjët në Afrikë dhe Amerikën Latine sesa përfshirja në BE, domethënë zgjerimi i BE. Nuk kam dëgjuar deri tani që ka ndryshuar strategjia e BE për zgjerimin! Nuk e besoj se ka ndryshuar! Presidenca portugeze mund të thotë më shumë për ketë”, deklaroi Mazi në një intervistë televizive./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kryenegociatoriZef Mazizgjerimi i be

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Vaksinimi anti-covid, mjeku Vasil Llajo: Ja sa kushton vaksina dhe cilat janë kushtet për ruajtjen e saj!

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English