Zgjedhjet shembullore në Kosovë, PDK kërkon rinumërim të votave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar rinumërim të votave, me pretendimin se gjatë procesit kanë ndodhur parregullsi.

Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare edhe nga Mul Desku, kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Mgjithatë Desku nuk ka  dhënë detaje në lidhje me atë se çfarë kërkon PDK nëpërmjet kësaj ankese.

“Jemi në dijeni se dje ka ardhur një ankesë nga ky subjekt politik. Deri më tash kaq mund të them, nuk kemi asnjë informacion rreth pretendimeve të ankesës së kësaj partie”, ka thënë Desku.

Ndërsa Betim Gjoshi, përfaqësues i PDK në KQZ, është shprehur se ky subjekt kërkon rinumërim, pasi pretendon se rreth 1000 vota i kanë kaluar partive të tjera, si pasojë e një problem në formularët e KQZ-së.

“Realisht nuk jemi anku për shkak të parregullsive. Por KQZ-ja rezultatin e formularëve e ka shtypur në 24 rubrika e kanë qenë 25 parti. Ka disa raste që votat tona janë bartë te subjektet e tjera dhe kemi kërkuar rinumërim që votat me u kthy në vend të vetin, asgjë tjetër. Na kemi kërkua që me u rinumërua që me na u kthy rezultati”, ka thënë Betim Gjoshi.

Tashmë kur kanë mbetur më pak se 2% e votave për t’u numëruar, kryeson Lëvizja Vetëvendosje me kryetar Albin Kurtin, e ndekur nga LDK-ja e Vjosa Osmanit.

Kurse PDK-ja e Kadri Veselit ka pranuar humbjen, duke thënë se kjo forcë politike do të shkojë në opozitë.

Shpërndaje
Share.

Komento