Skip to content
Të Gjitha

Zgjedhjet/ Rama shpall nisjen e fushatës dhe bën “paqe” me gazetarët: Jeni bërë shumë të mirë!

· 1 min lexim

Mesa duket situata e tensionuar që ka ekzistuar deri më tani mes gazetarëve dhe kryeministrit ka ndyrshuar.

Ditën e sotme pas daljes nga selia e Partisë Socialiste, kryeministri Rama është ndaluar para mediave për një deklaratë të shkrurtër ku ka sqaruar se ditën e nesërme do bëhet prezantimi i kandidatëve dhe pas kësaj do filloj fushata.

“Sot kemi pasur mbledhjen e kryesisë së PS-së për të miratuar kandidaturat për 61 bashkitë dhe për të diskutuar për formësimin e listave për këshilltat bashkiakë. Nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë në qarqet përkatëse për të shpallur kandidaturat e miratuara në prani të grupeve drejtuese të fushatave elektorale dhe më pas fillojmë fushatën”, tha Rama.

Ndërkohë që gazetarët kanë përfunduar ciklin e tyre të pyetjeve, Rama është çuditur dhe iu është drejtuar me fjalët: “ Kaq?  “Jeni bërë shumë të mirë, do bëhem edhe unë i mirë me ju”.

Kaq ka mjaftuar që të shkaktohen të qeshura dhe mesa duket afrimi i zgjedhjeve administrative e ka qetësuar disi kryeministrin.