Zgjedhjet/ Rama: Kemi ekipin më të mirë! Kandidatura me potencial real

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ashtu edhe siç është lajmëruar, në orën 13:00 kryeministri Rama ka bërë një takim me gazetarët për të folur rreth zgjedhjes së tij për kryetarët e 61 bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kështu në konferencën e realizuar, Rama ka thënë se PS-ja ka zgjedhur ekipin e duhur dhe ata që kanë më shumë potencial për të gjitha bashkitë e vendit.

Rama nuk është ndaluar shumë tek emrat e përvetshëm, por ka bërë një përjashtim, ka folur veçanërisht për njërin prej kandidatëve, Valdrin Pjetrin, i cili kandidon në Shkodër. Rama nuk i ka kursyer fjalët e mira për Pjetrin duke thënë se meriton të gjithë respektin e tij, pasi e ka njohur në disa detyra të rëndësishme.

“Dua të komentoj procesin e të regjistruave  për kandidatët e 61 bashkive dhe për ato të këshillave bashkiakë. Besoj se kemi finalizuar një ekipi të mirë dhe besoj se i kemi dhënë një mundësi të mirë komuniteteve që do të votojnë në 30 qershor, duke konfirmuar disa kandidatë që kanë bërë punë të lavdërueshme.

Në këtë mandat që po mbyllet, kandidatura me potencial real për të ndërtuar një qeverisje  vendore të re dhe me standarde dhe sipas ambicies dhe  kjo është e lexueshme në bashkitë që kemi qeverisur deri dot.

Më vjen shumë mirë, që kemi vendosur para gjykimit të qytetarëve skuadra të këshillave me 50% gra dhe vajza dhe burra e djem në të gjithë territorin. Jam shumë i kënaqur me kandidaturën që i kemi propozuar komunitetit shkodran, një individ që meriton të gjithë respektin dhe e kam njohur në disa detyra të rëndësishme”-tha Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento