Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhjet në Turqi, dy rivalët kryesorë të Erdogan pretendojnë epërsi në rezultatet paraprake

21:40 14/05/2023
Reading Time: 2 min lexim

Deri në momentet e publikimit të këtij lajmi, sipas televizionit shtetëror turk, TRT janë numëruar mbi dy të tretat e kutive të votimit dhe Presidenti Rexhep Erdogan vazhdon të kryesojë me mbi 51% të votave. Por rezultatet mund të ndryshojnë.

Kandidati i opozitës së bashkuar, Kemal Kilicdaroglu, sipas njoftimit të TRT-së, ka marrë rreth 43% të votave.

Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave, fituesi do të përcaktohet në balotazhin e 28 majit. Ndërkohë në Stamboll, deri në publikimin e këtij lajmi, rezultatet fillestare po ashtu tregojnë për epërsinë e Presidentit Erdogan.

Televizioni turk NTV njofton se zoti Erdogan ka marrë deri tani 53% të votave. Kandidati i opozitës, Kemal Kilicdaroglu ka marrë 41% të votave, megjithëse hendeku pritet të ngushtohej ndërsa vazhdon numërimi i votave në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll. Deri në publikimin e këtij lajmi janë numëruar 36.3% të kutive të votimit.

Katër burime nga opozita turke thanë se besojnë se zoti Kilicdaroglu kryeson me një diferencë të ngushtë.

Zëdhënësi i partisë së qendrës së majtë të zotit Kilicdaroglu paralajmëroi se rezultatet fillestare nuk janë përcaktuese dhe shtoi se të dhënat në fakt janë “jashtëzakonisht pozitive” për opozitën.

64 milionë turq me të drejtë votë do të zgjedhin presidentin dhe 600 anëtar të parlamentit të vendit. Zgjedhjet janë cilësuar si një nga provat më të vështira për qeverisjen njëzetvjeçare të zotit Erdogan dhe ndër zgjedhjet më të rëndësishme në historinë 100-vjeçare të Turqisë.

Votimet do të përcaktojnë jo vetëm se kush e drejton Turqinë, një vend anëtar i NATO-s me 85 milionë banorë, por edhe se si qeveriset ai vend. Turqia aktualisht po përjeton një krizë të thellë ekonomike ndërsa diplomacia e Turqisë ka ndërmarrë kthesa të paparashikueshme./VOA

Të tjera

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit
Aktualitet

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

Kur bëhet fjalë për dosje me qindra miliona euro dhe tendera të dyshuar korruptivë, drejtësia shqiptare duket se ka një...

18:33 05/06/2026
Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic
Aktualitet

Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic

Vrasja e efektivit të policisë Enea Mekolli gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari ka tronditur mbarë vendin,...

16:14 04/06/2026
Para
Horoskopi sot, 15 maj 2023

Horoskopi sot, 15 maj 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

08:58 13/06/2026
Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

13:00 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.