Skip to content
Aktualitet

Zgjedhjet në Shqipëri, Subashi merr 100% të votave në Fier

· 1 min lexim

Ditën e djeshme Shipëria shkoi në zgjedhje, ku ende në disa qytete nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

Në 24 bashki të vendit Partia Socialiste ka fituar bindshëm. Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në bashkinë e Fierit.

Nga 19 855 vota, 19 400 kanë shkuar për Armando Subashin, kandidatin socialist i vetëm në garë.

Janë numëruar vetëm kutitë për kreun e bashkisë, tani do të nisë numërimi edhe për ato për këshilltarët bashkiakë.