Skip to content
Rajoni

Zgjedhjet në Malin e Zi, partitë shqiptare garojnë në dy koalicione

· 1 min lexim

Ditën e sotme, qytetarët e Malit të Zi, përfshirë edhe pakicën shqiptare atje, do t’u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri malazez.

Në zgjedhjet e ditës së sotme garojnë Partia Social Demokrate e presidentit në detyrë Milo Gjukanoviç dhe partia pro-serbe Fronti Demokratik.

Fronti Demokratik malazez njihet për lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë. Pjesë e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione.

Bëhet fjalë për koalicionin e përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva, si dhje koalicioni tjetër nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI. Shqiptarët synojnë dy mandate.

Kujtojmë se politika shqiptare e Tiranës zyrtare, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi që votojnë në mënyrë masive dhe të mbështesin partitë shqiptare.