Skip to content
Politikë

Zgjedhjet në Kukës, KQZ regjistron kandidatin e PD zyrtare

· 1 min lexim

KQZ ka vendosur që të rregjistrojë kandidatin e PD të drejtuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës. Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme në Kukës erdhën pas videoskandalit erotik të Safet Gjicit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se kërkesa e Lulzim Bashës plotëson kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë politike. Ai tha se KQZ e ka të pamundur të bëjë shqyrtim të procesit vendimmarrës të një partie politike. Sipas tij, KQZ është e detyruar të shohë kërkesën në aspektin formal.

“Basha ka legjitimitetin të paraqesë kërkesën për regjistrim në zgjedhje si subjekt zgjedhor.”, tha ai.