Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhjet në bashkitë pa kryetarë, Meta: Ka dhe Gjykatë Europiane

23:11 16/11/2021
Reading Time: 4 min lexim

 

Presidenti Ilir Meta deklaroi se është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me 30 qershorin.

Në një intervistë për ‘Ora e Betit’ në RTV Ora, diskutoi edhe për zgjedhjet në bashki pa kryetarë, ku u shpreh se do t’i shikonte por nuk la pa përmendur se ka edhe Gjykatë Europiane


Pyetje
: Po kjo Gjykatë Kushtetuese pritet gjithashtu të vendosë edhe për kushtetutshmërinë e vendimit të Parlamentit të kaluar për shkarkimin tuaj. Çfarë do të bëjë Presidenti Ilir Meta në rast të një vendimi për shkarkim?

Presidenti Meta: Presidenti nuk merret fare me këtë çështje. Me këtë çështje merret vetëm Këshilltari Juridik i Presidentit të Republikës, zoti Bledar Dervishaj.

Kjo është një çështje që nuk ekziston fare në axhendën e Presidentit të Republikës Ilir Meta!

Pyetje: Edhe në rast se Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin tuaj?

Presidenti Meta: Sot mund t’ju them se edhe një nga qëllimet e atyre, që nxitën djegien e mandateve, që nxitën lojërat për zgjedhjet vendore dhe gjithë ato kriza që u krijuan në Shqipëri, tani po kuptohet qartë si u krijuan, kush i krijoi, dhe që janë më të hershme se sa mendoni ju dhe ne: Ata kishin plan edhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, por nuk ishte ky problemi. Kishin në plan që edhe Gjykata Kushtetuese të kapej që para tri vitesh me shpejtësi. I mbani mend ato që betoheshin te noterja tek Lana apo i harruat?

I harruat ju këto gjëra dhe thoni: Ku jemi pas kaq kohësh në Shqipëri. I harruat! Harrojini! Se ju serviren lajme të tjera: Çfarë ka veshur Presidenti sot! Apo Presidenti e rriti tonin aty! Shikoni ata fermerët atje që po falimentojnë! Ai është problemi i  Shqipërisë, sepse në qoftë se bie mbjellja 30%, bie prodhimi aq, në invers shtohet numri i njerëzve që ikin. Se po nuk u mbështet bujqësia, po nuk u mbështet turizmi, do të ikin njerëzit se njerëzit e Shqipërisë me këto jetojnë, nuk jetojnë me reklama!

Pyetje: Zoti President, dua t’i rikthehem edhe një deklarate që keni bërë më datë 1 mars të këtij viti, ku deklaruat përpara zgjedhjeve: Nëse Edi Rama do të marrë 71 mandate pa prekur votën e popullit, unë më 26 prill do të dorëzoj Zyrën e Presidentit dhe do të marr udhëheqjen e opozitës, pasi kjo do të thotë se në Shqipëri nuk ka lidership opozitar. Përse nuk e mbajti Presidenti zotimin?

Presidenti Meta: Në qoftë se do t’i merrte zgjedhjet në mënyrë të ndershme. Pas masakrës elektorale siç tha Kryetari i Partisë Demokratike dhe shqetësime të tjera të ngritura nga raporti i OSBE/ODIHR-it dhe skandalit të patronazhistëve dhe shumë skandaleve të tjera, kuptohet që Presidenti nuk ka pasur asnjë arsye që të japë dorëheqjen. Dhe sigurisht që Presidenti do ta përmbushë misionin e tij deri në fund.

Pyetje: Zoti President, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë në lidhje me paligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019-s. A do t’i shpallë Presidenti zgjedhjet? Nuk është bërë ende zbardhja e vendimit, por gjithsesi Presidenti i Republikës a do t’i shpallë zgjedhjet në ato bashki ku mungojnë kryetarët?

Presidenti Meta: Presidenti i Republikës është këtu për t’i shërbyer respektimit të Kushtetutës. Për çështjen që ju folët, Presidenti i Republikës nuk ka asnjë vendim të zbardhur zyrtar, me vulë, pa vulë, me firmë nga Gjykata Kushtetuese apo ndonjë institucion tjetër për këtë çështje! Deri tani Presidenti i Republikës ka vetëm raportin e OSBE/ODIHR-it për këtë çështje. Institucioni më i rëndësishëm ndërkombëtar për vlerësimin e zgjedhjeve, por edhe për një çështje të tillë si kjo, madhore, siç është ajo e këtyre zgjedhjeve. Kaq ka Presidenti!

Se nuk mund të nisem nga lajme gazetash,lart e poshtë. Do ta shikoj me shumë vëmendje, pa dyshim! Gjykata Kushtetuese është institucioni më i rëndësishëm në një shtet të së drejtës, që është realisht shtet i së drejtës. Për këtë arsye Presidenti i Republikës ka bërë një luftë të jashtëzakonshme prej më shumë se katër vitesh. Jo vetëm si President, por edhe në vitin e fundit që isha Kryetar i Parlamentit, se shorti i parë u hodh në atë kohë, dhe që nisën debatet dhe bllokimet e qëllimshme të KED-së për ta lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese për vite të tëra dhe për ta bërë atë proces ashtu siç u bë.

Ne do t’i presim me shumë vëmendje vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Do t’i studiojmë dhe do të bëjmë veprimet më të mira në interes të respektimit të Kushtetutës edhe të të drejtave të njeriut, sepse sigurisht që ka Gjykatë Kushtetuese, por padyshim që nuk ka vetëm Gjykatë Kushtetuese. Ka edhe Gjykatë Evropiane që mbron të drejtat e njeriut dhe Shqipëria tani është pjesë e një sistemi të tillë.

Të lidhura

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo
Bota

Rikthen traditën, Papa Leoni XIV do të kalojë pushimet verore në Castel Gandolfo

Pas më shumë se një dekade mungesë, Papa Leoni XIV do të rikthejë këtë fundjavë një traditë të lashtë papnore,...

18:56 03/07/2025
Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë
Aktualitet

Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë

Policia e Tiranës zhvilloi sot një operacion si nëpër filma pas dyshimeve për një automjet që po transportonte armë zjarri...

18:52 02/07/2025
Para
Horoskopi sot, 16 nëntor 2021

Horoskopi sot, 17 nëntor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mjegull e pazakontë mbulon bregdetin e Vlorës, fenomen i rrallë në kulmin e verës

Mjegull e pazakontë mbulon bregdetin e Vlorës, fenomen i rrallë në kulmin e verës

14:09 04/07/2025
Përplasje e ashpër në gjyq, Plarent Dervishaj ofendon Alibejn

Përplasje e ashpër në gjyq, Plarent Dervishaj ofendon Alibejn

13:54 04/07/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

U kap me kokainë dhe ekstazi, arrestohet i riu në Tiranë

13:45 04/07/2025
Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

Sekuestrimi i pronave të Suel dhe Mario Çelës/ Mediat italiane: Një klan mafioz shqiptar në Verona

13:35 04/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.