Zgjedhjet më 25 prill/ 30% e shqiptarëve të pavendosur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

30% e qytetarëve të intervistuar nga “Notto Sondaggi” janë përgjigjur të pavendosur sa i përket partisë që do të votojnë më 25 Prill.

Numrin më të lartë të të pavendosurve e ka qarku i Tiranës me 30.5%, ndërsa Berati numrin më të ulët me vetëm 1.5%.

Sa i përket moshës, grupmosha 35-54 vjeç duket më e pavendosura me 34.1%.

Kurse sa i përket partisë që kanë votuar të pavendosurit në zgjedhjet e 2017-ës, numrin më të lartë e ka PS me 15.9% dhe më të ultën LSI me 5.7%. Ndërsa 67% e të pyeturëve janë përgjigjur “Nuk votova”.

Antonio Notto: “Në Shqipëri ka 100 banorë. Nga këta 100 banorë, 30 janë të pavendosur. Ku jetojnë këta të pavendosur? 30.5% e këtyre të pavendosurëve jetojnë në Tiranë. Ndoshta kështu është më e qartë”.

Antonio NottoDoja të theksoja atë që thashë më parë. Rezultatet që pamë sot janë një fotografi. Kemi një elektorat prej 30% të pavendosur dhe nuk dine cilën parti do të votojnë. Kështu që, fushata elektorale do të jetë shumë vendimtare që të shohim kush do të fitojë apo humbasë. Të dhënat e sotme do të jenë të ndryshme ditën e zgjedhjeve.

Ne kemi një sondazh të parë pa fushatë elektorale. Kur të nisë fushata elektorale do të kuptojmë se si partite që kanë pasur sot një koeficient elektoral do ta rrisin këtë koeficient apo do ta kenë më të ulët.

Do të kemi parti që janë në limite, por që do të marrin një kuptim në fushatë. Është një fotografi në pikën e nisjes të fushatës elektorale. Kemi parë në zgjedhjet e shkuara që fushata elektorale ndikon shumë në votë.

Në javët në vazhdim, RTV Ora dhe “Notto Sondaggi” do të vijojnë me publikimin e sondazheve edhe në qarqe të tjera.

Shpërndaje
Share.

Komento