Zgjedhjet e 30 qershorit, Gjykata e Shkallës së Parë konfirmon një tjetër kandidat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë pranë Rrethit Gjyqësor, Elbasan pranoi kërkesën e kandidatit që fitoi bashkinë e Librazhdit në zgjedhjet e 30 qershorit. Kastriot Gurra është rikonfirmuar në krye të kësaj bashkie.

Në vendimin  e sotëm të Gjykatës së Elbasanit citohet se nuk ka asnjë ankimim mbi tabelën zyrtare të shpallur nga KQZ mbi rezultatin e zgjedhjeve. Në këtë vendim shtohet se ky mandat është fituar në mënyrë të ligjshme.

Kujtojmë këtu se edhe ditën e djeshme është po e njëjta gjykatë që vendosi të njëjtën gjë edhe për bashkinë e Elbasanit. Në krye të kësaj bashkie u konfirmua Gledian Llatja.

Gurra ishte kandidat i vetëm në zgjedhjet e 30 qershorit pasi nuk kishte asnjë rival përballë.

Shpërndaje
Share.

Komento