Skip to content
Të Gjitha

Zgjedhjet/ BD vendos kanididat përballë Veliajt, PS mbulon 61 bashkitë. Ja emrat e “sfidantëve”

· 2 min lexim

Ashtu edhe siç është lajmëruar, ditën e djeshme ka qenë afati i fundit i dhënë nga KQZ për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiak.

Tashmë procedura është mbyllur dhe zyrtarisht kemi emrat e të gjithë atyre që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas njoftimeve të ardhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konkretisht në garë është:

1. Partia Socialiste me 61 kandidatë në 61 bashkitë e vendit, ku për Peqinin është vendosur Lorenc Tosku.

2. Bindja Demokratike e cila në limitet e afatit ka regjistruar 25 kandidatët e saj për 25 bashki, ku ka zgjedhur bashkitë kryesore dhe përballë Valiajt në Tiranë është vendosur Arben Pohumi.

Konkretisht lista që BD ka regjistruar në KQZ është:

  •  Korçë Leonard Olli
  • Kolonjë Fatjon Feka
  • Vlorë Valbona Mezini
  • Tiranë Arben Skënderi
  • Berat Pavllo Shkarpa
  • Dibër Shkëlzen Qoka
  • Kamzë Ylber Gjeta
  • Lezhë Salvador Kaçaj
  • Kavajë Bledar Sinella
  • Durrës Valdona Sakollari
  • Kukës Abedin Uruçi
  • Skrapar Devi Hebibasi
  • Bulqizë Ilir Balla
  • Tropojë Edison Hasanaj
  • Kurbin Edmond Piroli
  • e Madhe Pjerin Spathari
  • Tepelenë Gëzim Malko
  • Këlcyrë Shkëlqim Muho
  • Shijak Arben Pohumi
  • Gramsh Sabri Ibrahimi
  • Cërrik Merita Xhika

3. Ndërkohë që të tjerë në zgjedhje janë regjistruar edhe kandidatët e pavarur të tillë si: Plarent Aleksi për Bashkinë e Beratit, kryetari aktual i Shijakut, Ardian Kokmani do të konkurrojë si kandidat i pavarur

4.Gjithashtu Kolalicioni “Shpresa për ndryshim” i cili kryesohet nga ‘Aleanca Kuq e Zi’ ka regjistruar dje në KQZ kandidatin e saj për kryetar bashkie për Përrenjasin, ku ka zgjedhur emrin e Myslim Karriqit.

Nga opozita joparlamentare nuk ka asnjë kandidat të regjistruar, mirëpo sipas deklaratave të bëra nga liderët politik, ata nuk kanë për të lejuar zgjedhje pa pjesëmarrjen e tyre, ndërkohë që  mazhdoranca duket e vendosur.