Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhja e Alfred Pezës në krye të RTSH antiligjore, Zhupa shpjegon arsyet

13:39 17/06/2023
Reading Time: 3 min lexim

Deputetja e PD-së Ina Zhupa në një dalje për mediat denoncoi se zgjedhja e Alfred Pezës në krye të RTSH-së është antiligjore, pasi shkel 4 ligje. Arsyeja kryesore është se drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së nuk lejohet të jetë anëtar i partive dhe shoqatave politike, kandidat për deputet apo të jetë zgjedhur i tillë në 2 legjislaturat e kaluara.

“Institucionet e pavarura, sidomos ato mediatike, kanë rëndësi jetike të qëndrojnë të tilla, siç i përcakton ligji. Zgjedhja e Drejtorit të ri të RTSH, Alfred Peza, ish-deputetit socialist milioner, shkel në mënyrë flagrante 4 kushtet e ligjit për papajtueshmërinë me pozicionin.
Siç e paralajmërova në dëgjesën me Këshillin Drejtues tē RTSH në komisionin e medias, ishte paracaktuar nga kryeministri zgjedhja e Pezës, në mënyrën antiligjore, në krye të institucionit. Një garë false me miq e vartës së tij, pararendi shkeljen e ligjit me caktimin e tij si Drejtor.

Në ligj Nr. 97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, në nenin 104, ku flitet për papajtueshmërite dhe konfliktin e interesave te Drejtorit te Përgjithshëm të RTSH-së, në pikën 1 (a) thuhet se:

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së nuk lejohet:
A) të jetë anëtar i partive dhe shoqatave politike, kandidat për deputet apo te jete zgjedhur i tille në 2 legjislaturat e kaluara…

Alfred Peza ka qenë i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në periudhën 2013-2017, ç’ka në fakt korrespondon me faktin qe ka qene deputet ne nje nga dy legjislaturat e fundit. (2013-2017;2017-2021 janë dy legjislaturat e kaluara)

Gjithashtu Alfred Peza është edhe anëtar i Partisë Socialiste, ka qenë zëdhënës i partisë, i zgjedhur sekretar i saj dixhital dhe ne forumet drejtuese të saj, ç’ka është edhe një fakt tjetër qe bie ne papajtueshmëri me ligjin. Në datë 13.06.2023 ne kemi marrë informacion nga AKEP ku z.Peza rezulton ende person kontakti për Partinë Socialiste, edhe pas zgjedhjes.

Po i njëjti nen vendos dy ndalesa të tjera, në pikën 1 (b) të tij, ku përsëri të dyja shkelen nga Alfred Peza.

b) ose person që ka në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik. Alfred Peza është pronar i një portali mediatik, siç e reklamon edhe vetë, alpeneës.al

Nënpika tjetër nënvizon…”ose persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto subjekte”. Alfred Peza deri ne 29 dhjetor 2022, pra 6 muaj më parë, ka qenë drejtor i grupit mediatik Panorama.

Pra 4 shkelje në 4 kushte
-Drejtor i një media që s’duhet të ishte gjatë vitit të fundit.
-Pronar i një media tjetër si “alpeneës.al”.
-Anëtar i Partisë Socialiste, anëtar i Asamblesë, zëdhënës i dikurshëm dhe sekretar dixhital.
– Ish-deputet i Partisë Socialiste.

Kjo është një zgjedhje në vazhdën e zgjedhjeve të Edi Ramës për të kapur institucionet e këtij vendi, për të kapur median, për të vendosur një “ERTV” 2, 3, 4 dhe për ta kthyer Radio Televizionin Shqiptar në një mekanizëm të punësimeve politike dhe për ta forcuar atë në kapjen politike.

Në jetën e mëparshme Alfred Peza ka qenë gazetar, por në dekadën e fundit ai ka qenë aktivist dhe funksionar i lartë i Partisë Socialiste. Për këtë shkak ai është zgjedhur në krye të RTSH nga Rama. Në mos ai u vu në krye të RTSH në kujtim të platformës së tij kur kandidonte për deputet në vitin 2013 dhe, në prani të Ramës, u premtoi qytetarëve të Peqinit binjakëzim të ekipit të qytetit me Lacion në Itali dhe një kanal sportiv të dedikuar “Shkumbini Channel”. Peza e mori kanalin e tij pas 10 vjetësh, por jo për peqinasit por për tekat politike të Ramës.

Për këtë kanë reaguar me shqetësim Reporterët Pa Kufi. Rrjeti “Safe Journalists” Përmes një letre drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizuale (AMA) shpreh shqetësim për historinë politike dhe çështjet ligjore të z. Peza.

Si anëtare e komisionit të medias do përdor çdo mekanizëm ligjor dhe çdo hapësirë parlamentare për ta kundërshtuar këtë kapje politike dhe shkelje të ligjit.

Si deputete e Partisë Demokratike u bëj thirrje monitoruesve të brendshëm dhe të jashtëm, organeve të respektimit të ligjit që të ngrenë zërin për këtë shkelje të hapur dhe të radhës të kryeministrit, i cili e ka kthyer ligjin në vend, siç e thotë vetë në ‘kinezëri’.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para
Bie çmimi i miellit në vend, nga rënia e çmimit të grurit në bursë, por a do të ulet buka?!

Bie çmimi i miellit në vend, nga rënia e çmimit të grurit në bursë, por a do të ulet buka?!

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English