Skip to content
Kryesore

Zgjati rreth 2 orë/ Mbyllet protesta e PD para Bashkisë, kur do të mbahet e radhës

· 1 min lexim

Protesta e sotme e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës, e cila mbahet pas skandalit të aferës së dosjes 5D, ka zgjatur më pak se 2 orë.

Protestuesit dogjën goma përpara godinës së Bashkisë, ndërsa lëshuan thirrje të vazhdueshme për lirimin e liderit të PD-së së Rithemelimit Sali Berisha.

Është lajmëruar se protesta e radhës përpara Bashkisë së Tiranës do të mbahet më datë 10 qershor. Ndërkaq, opozita ka paralajmëruar se ditën e enjte do të protestojnë përpara Kuvendit të Shqipërisë.