Zëvendësohet Koni me Bernard Dostin/ Studiuesi: Ku është standardi? Dosti me punime plagjaturë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme Ministrja e Arsimit, Besha Shahini ka bërë me dije pezullimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit, ndërsa ditën e sotme ka bërë me dije edhe zëvendësuesin e përkohshëm të tij.

Bëhet fjalë pikërisht për zv/rektorin Bernard Dosti, i cili do të mbajë këtë detyrë deri në përfundim të çështjes dhe në marrjen e një vendimi përfundimtar për Konin.

Me anë të një shkrese zyrtare, e cila mban datën 12 prill, ministrja Shahini bën publik këtë lajm, i cili ka shkaktuar edhe reagimet e para.

Ka qenë pikërisht studiuesi Taulant Muka i cili ka publikuar një rast plagjature e cila mban emrin e zv/rektorit Dosti. Në 10 gusht të vitit 2018 në Ora News,  studiuesi ka bërë publik këtë rast duke thënë se materiali është  publikuar në vitin 2012 në Revistën shqiptare social ekonomike.

“Është një material i kopjuar 100% nga një tekst i huaj. Aty përveç plagjaturës ka edhe probleme të tjera. Ai nuk i ngjan një artikulli shkencor. Artikulli shkencor për atë që e njeh shkencën ka strukturën e vet, duke filluar nga hipoteza, metotologjinë, rezultatet dhe diskutimi”, ka thënë Muka në atë periudhë.

Ndërkohë që ditën e sotme përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka shprehur indinjatën e tij për vendosjen e Dostit në krye të kësaj detyre.

“Besa Shahini, nuk e di çfarë emri t’i vë veprimit të fundit që sapo ke ndërrmarë. Shkarkon Mynur Koni dhe emëron rektor Bernard Dosti me publikime plagjiaturë! Ku është standardi që vendos Besa? Z. Dosti është denoncuar publikisht për artikull plagjiaturë (me bashkautor ish zv/ministrin e Arsimit Ervin Demo) në Ora News. Madje ka një kërkesë të z. Koni për verifikimin e plagjiaturës së z. Dosti, por që është penguar si veprim nga Dhori Kule. Ky është standardi i Ministrisë së Arsimit, lartësoni hajdutët inteletual për të shkatërruar arsimin dhe të ardhmen e të rinjve”, ka thënë studiuesi, Talulant Muka.

Shpërndaje
Share.

Komento