Shpërdorim detyre/ IKMT padit kreun e Bashkisë Kavajë për 7 leje ndërtimi abuzive

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërtimet pa leje janë kthyer në një shqetësim të vërtet, mirëpo këtë herë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka marrë një vendim të qartë.

IKMT ka vendosur që të kallzojë penalisht tre nga strukturat më të larta të Bashksië së Kavajës për shpërdorim detyre.

Padia në Gjykatën e Kavajës është ngritur kundër kreut të Bashksisë Kavajë, Isa Sakja, kryeinspektorit të IMT-së, Dritat Kazazi dhe Drejtoresës së Zhvillimit, Dëshira Qato.

Të tre zyrtarët akuzohen për dhënie leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për shtatë objekte shumëkatëshe në territorin e Bashkisë Kavajë.

Në njoftimin e saj, IKMT bën me dije se parregullsitë javë pikasur gjatë kontrolleve perdiodike të ushtruara.

Njoftimi i plotë:

IKMT kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë Kavajë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, kryetarin e Bashkisë, Isa Sakja. Kryebashkiaku i Kavajës akuzohet per veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi. Gjatë kontrolleve periodike që ushtron IKMT në bazë të ligjit në të gjitha bashkitë e vendit, ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë.IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.

Shpërndaje
Share.

Komento