Një aksident i rëndë ka ndodhur natës në Divjakë. 42-vjeçari B. M., ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor, duke përfunduar në kanal.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Senes, ku 42-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Gjithashtu në njoftimin e policisë shkruhet edhe se 42-vjeçari ishte banues në fshatin Këmishtaj.
Njoftimi i Policisë:
Gjatë natës në fshatin Senes, Divjakë, shtetasi B.M, 42 vjeç, banues në Këmishtaj, duke drejtuar një mjet bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në kanalin anësor të rrugës ku për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.