Meta: Në Presidencë deri në vitin 2022, Shqipëria nuk do kthehet në tirani të askujt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për mediat mëngjesin e sotëm, ku ka deklaruar se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Madje gjatë fjalës së tij, Meta i ka konsideruar zgjedhjet e 30 qershorit si imagjinare.

Gati në përfundim të kësaj konference ai thumboi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se presidenti është esëll gjatë gjithë ditës.

Meta ka komentuar edhe vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor, duke theksuar se ky kolegj nuk e prek aspak dekretin e Presidentit. Meta u shpreh se do të qëndrojë në krye të këtij institucioni deri në fund të mandatit.

“Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, i përket Republikës dhe nuk do të bjerë kurrë. Nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe në asnjë koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar. Ky është një vend që iu takon të gjithë shqiptarëve dhe bashkë do të jemi këtu deri në 24 korrik të vitit 2022”, tha Meta.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës shtoi se zgjedhje në 30 qershor ligjërisht nuk do të ketë dhe nëse mbahen nuk do të plotësojë standardet.

“Zgjedhje të tilla nuk plotësojnë standardet e kritereve të Kopenhagenit dhe do të dënoheshin nga organizatat për të drejtat e njeriut. Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, por në Republikën e Shqipërisë. Zgjedhje ligjërisht në Shqipëri në 30 qershor nuk ka dhe nuk do të ketë”, u shpreh presidenti.

Shpërndaje
Share.

Komento