Skip to content
Të Gjitha

“Zero tatime për biznesin e vogël deri në 2029”, Ahmetaj prezanton planin kombëtar të qeverisë

· 2 min lexim

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka bërë me dije nëpërmjet një deklarate për mediat se biznesi i vogël do të çlirohet nga taksat.

Ai theksoi se heqja e taksave për të gjitha bizneset e vogla me një xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh, deri në vitin 2029 është pjesë e planit kombëtar të miratuar nga qeveria.

Brenda planit kombëtar 2030, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat dhe që janë biznese të vogla.

“Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030.

Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti.

Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat.

Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël, kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat per te gjithe biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë.

Zero tatime. Zerimi i tatimit mund te shoqerohet me heqje te vleres se tatimit te shtuar, tha Ahmetaj.

Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama pohoi se do të hiqej kjo masë lehtësimi për bizneset e vogla.