Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zelli i tepruar i ATSH-së për ‘sukseset’ e qeverisë, shtrembëron edhe fjalët e Yuri Kim. Përgënjeshtron ambasadorja: Nuk thashë ashtu…

22:53 14/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Qeveria shqiptare e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka kaluar në delir në fund të mandatit të saj të dytë dhe me çdo kusht po kërkon edhe të tretin.

Nuk ka njeri dhe organizëm ndërkombëtare në botë që ja mush mendjen kësaj qeverie që nuk është e suksesshme, apo që ka qeverisur në mënyrën më dështuar vendin që tashmë duhet të ishte një anëtar i BE-së.

Qeveria dhe kryeministri Rama aq me të madhe e propagandojnë suksesin në qeverisje dhe arritjet e shumta, sa janë gati që pjesë të propagandës, censurës, apo shtrembërimeve të bëjnë edhe deklaratat e ndërkombëtarëve.

Ky zell i tepruar për lavdërime dhe lajka është shprehur dje edhe nga Agjencia Shtetëror e Lajmeve “ATSH”, e cila nëpërmjet një lajmi, ka guxuar që të nxjerrë nga konteksti dhe të shtrembërojë edhe deklaratat e Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, sikur kjo e fundit i ka thurur lavde dhe ka ngritur lartë punën e qeverisë.

Por ndryshe nga diplomatë të tjerë që më parë “ulnin kokën” përpara lojërave të qeverisë të kapur prej dhuratave, qokave, ndereve apo favoreve, Ambasadorja Amerikane i ka plasur “bombën në dorë” qeverisë dhe ATSH-së, e cila është bërë qesharake dhe fiks një media “Kazan”, siç i quan kryeministri Rama, portalet që janë kundër tij.

Dje një seri mediesh pranë qeverisë, përfshi këtu edhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare, raportuan një ditë më parë se gjatë konferencës për prezantimin e rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) për Shqipërinë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Kim, është shprehur se, “qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta”.

Vetë ambasadorja amerikane, teksa postoi shkrimin e publikuar nga ATSH-ja, shkruante sot se kjo nuk është e vërtetë, pasi ajo nuk ka thënë kështu.

“Ky titull është çorientues dhe duhet të korrigjohet. Kjo nuk është ajo që thashë”,- ka shkruar ambasadorja, teksa poston shkrimin me titull: “Ambasadorja Kim: Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo të interesave të ngushta, dua duartrokitje për ministren Gjonaj”.

Ndërkohë, ajo që realisht ka deklaruar  ambasadorja amerikane Kim dje duke i qëndruar kontekstit të saj, ka qenë se: “qeveria duhet të demonstrojë se po punon në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta”.

Fakti që në titullin e ATSH-së, shkruhej e thënë brenda thonjëzave sikur ishte deklaratë nga goja e ambasadore Kim, “Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta, dua duartrokitje për ministren Gjonaj”, për diplomaten amerikane, është një shtrembërim fjalësh.

Nuk dihet nëse drejtoresha e ATSH-së, Armela Imeraj Krasniqi, e cila njihet si një njeri i besuar i kryeministrit Rama, të këtë marrë ndonjë vërejtje apo kritikë nga ky i fundit, pas këtij skandali, por një gjë është e qartë… qeveria “Rama” dhe ATSH-ja kanë marrë një “karton të verdhë” nga Ambasada dhe ambasadorja e SHBA-ve.

Në fjalën e shpërndarë dhe publikuar nga vetë ambasadorja, nuk shihet e shkruar në asnjë rresht, kërkesa e Yuri Kim për një duartokitje për ministren Gjonaj.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: atshpergenjeshtrimshtrembërimyuri kimzell

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Rivaliteti mes motrave s’ka fund! Kim Kardashian është zyrtarisht më e pasur se Kylie Jenner

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English